Aksidenti në Prishtinë, flasin nga Policia: Shtatë persona të lënduar, të përfshira një autobus e katër vetura
Në aksidentin mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mbetën të lënduar shtatë persona.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.
Aksidentohen tri vetura te Zona Industriale – Policia del në vend të ngjarjes