Aksidenti në Maqedoni, tri viktimat janë gra, pezullohet kërkimi për personin e katërt
Është nxjerrur nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë pas aksidenit tragjik, derisa Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e shpëtimit deri në këto momente kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.
Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisve për të parë qartë.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.
Siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit për ta dërguar në spitalin “8 shtatori”.
Aksidenti i rëndë në Rashçe, Policia në kërkim të personit të katërt që ndodhej në veturë