Aksidenti në Çubrel të Skenderajt, QKUK jep detaje për gjendjen e tre policëve të lënduar
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt.
E po ashtu nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.
Lidhur me gjendjen e tre të lënduarve, detaje ka dhënë drejtori i Qendren Emergjente Naser Syla.
Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile.
“Tre policë i kanë sjellur tek ne. Janë trajtuar në Qendren Emergjente dhe janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë stabile”, tha Syla.
Në aksidentin që ndodhi mbrëmë të përfshira ishin dy vetura, një civile dhe një e policisë.