Aksidenti në Badoc: Publikohen pamjet nga përpjekjet për të nxjerrur trupat e pa jetë të tre të rinjëve
Tre të rinjë kanë humbur jetën nga një aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Gjilan, shkruan Periskopi.
Në pamjet e publikuara nga Kallxo.com shihen përpjekjet e ekipeve emergjente për të nxjerrë viktimat e aksidentit.
Makina e cila dyshohet se ka përfunduar në ujin e liqenit të Badocit si pasojë e shpejtësisë, i’u mori jetën tre të rinjëve rreth moshës 21 vjeçare, Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.
Lajmin për vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti për Periskopin.
Lidhur me rastin tragjik deri më tani kanë reaguar figura të njohura në opinionin publik, si dhe zyrtarë shtetërorë./PERISKOPI