Aksidenti me tre të vdekur, Haradinaj: Lajm i trishtë, Policia t’i zbardhë rrethanat e këtij rasti

Aksidenti me tre të vdekur, Haradinaj: Lajm i trishtë, Policia t’i zbardhë rrethanat e këtij rasti

Kryetari i AAK-së ka kërkuar nga Policia zbardhjen e rrethanave të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, nga i cili vdiqën tre persona.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti”, shkroi Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.

Haradinaj tha se e ndan dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre.

“Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!”, shkroi ai.

Shpërndaje në: