Aksidenti me fatalitet në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ndalohet një shtetas i Kosovës

Aksidenti me fatalitet në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ndalohet një shtetas i Kosovës

SPB Tetovë njofton se është ndaluar një shtetas i Kosovës lidhur me aksidentin fatal në trafik që ndodhi mbrëmë në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

“Me datë 12.09.2024, në ora 21:55, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë ndaluar shtetasin e Kosovës A.T (60), lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në dalje nga Gostivari.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë ditës me procedurë të shpejtë paraprake do të paraqitet në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Shpërndaje në: