Aksidenti me fatalitet në Badoc, krejt çka dihet deri tani

Aksidenti me fatalitet në Badoc, krejt çka dihet deri tani

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, mbrëmjen e 5 tetorit rreth orës 23:00. Si pasojë e aksidentit vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit, duke mbetur të vdekur tre persona, shkruan Periskopi.

Në lidhje me rastin deri tani janë deklaruar nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Zjarrfikësit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” – ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia aktualisht ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri tek ky aksident.

Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tash ende nuk është arritur të identifikohet emri dhe mbiemri i viktimës së tretë në aksidentin te Liqeni i Badovcit.

Ndërsa, kryeprokurori i Prishtinës, Zenjullah Gashi për KALLXO.com ka thënë se deri më tash janë identifikuar dy viktima, kurse i treti ende jo.

“Janë identifikuar dy viktima, njëri ende jo” – ka thënë shkurtimisht Gashi.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi, ka treguar se dy nga trupat e viktimave janë gjetur në ujë, ndërsa njëri nga ta kishe mbetur brenda veturës.

“Menjëherë ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kanë bërë përpjekje për ta nxjerrë veturën, por nuk kanë mundur sepse ishte e gjitha e zhytur në ujë”, tha ai.

“Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njërin që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur. Pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, tha Gashi për KlanKosova.

Aksidenti në Badoc: Publikohen pamjet nga përpjekjet për të nxjerrur trupat e pa jetë të tre të rinjëve

Prokuroria: Ende nuk është identifikuar emri i viktimës së tretë në aksidentin te Liqeni i Badovcit

Shpërndaje në: