Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Pejë anulon aktivitetet për sot
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Peja ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet për sot.
Sipas njoftimit, arsyeja e puzullimit të aktiviteteve është aksidenti i rëndë në Çubrel të kësaj komune.
Postimi i plotë:
Tragjedia që goditi familjen Gashi mbrëmë, ku tre anëtarë të saj humbën jetën aksidentalisht, ka prekur thellë gjithë qytetarët e Pejës dhe më gjerë.
Në këto momente të dhimbshme, PDK në Pejë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë të afërmve të tyre.
Në shenjë respekti dhe solidariteti, aktivitetet tona politike do të pushojnë për ditën e sotme.
Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot