Aksidenti me dy të lënduar, Rrezarta Krasniqi e LDK’së fajëson Qeverinë Kurti për mos-funksionalizim të semaforëve

Aksidenti me dy të lënduar, Rrezarta Krasniqi e LDK’së fajëson Qeverinë Kurti për mos-funksionalizim të semaforëve

Një aksident përgjatë ditës së hënë ka ndodhur në Vushtrri mes tri veturave, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lidhur me këtë ka shkruar kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka fajësuar Qeverinë Kurti për mosfunksionalizim të semaforëve në komunën e Vushtrrisë.

Aksidenti i sotëm në Vushtrri tregon qartë dështimin e Qeverisë Kurti, e cila s’është në gjendje të funksionalizojë as disa semaforë që janë të domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve!“, ka thënë ajo.

Lutemi për shëndetin dhe shërimin sa më të shpejtë të të aksidentuarve. Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe duhet të jetë prioritet i çdo qeverie!

Prandaj ndryshimi është jetik, për ta shtuar sigurinë dhe për ta kthyer shpresën“.

Shpërndaje në: