Aksidenti i autobusit që la të vdekur 3 persona në Norvegji, Ambasada e Kosovës hap linjë telefonike
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se pas aksidentit të mbrëmshëm të autobusit në Nordland kanë hapur një linjë telefonike për të afërmit.
Sipas njoftimin, deri më tani nuk raportohet se në autobus ka pasur shtetas të Republikës së Kosovës.
Numri i telefonit është: +4781502800
Në autobus raportohet se kanë qenë 58 persona, ku 3 prej tyre kanë vdekur si pasojë e aksidentit, ndërsa 4 të tjerë janë të lënduar rëndë.
Tre të vdekur, e katër të plagosur rëndë nga një aksident i rëndë i autobusit në Norvegji