Aksident trafiku në Vushtrri, lëndime marrin dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në Vushtrri.
Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, teksa janë përfshirë tre vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.