Aksident në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafikur ka ndodhur sonte në afërsi të Qendrës Studentore në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, në këtë aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, raporton Sinjali, përcjell Periskopi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.
Dyshohet se si pasojë e aksidentit ka edhe persona të lënduar.