Aksident në fshatin Kijevë të Malishevës, tre të lënduar

Aksident në fshatin Kijevë të Malishevës, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur fshatin Kijevë të Malishevës, sot rreth orës 13:30.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj për Klankosova.tv

Shpërndaje në: