Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre persona të lënduar

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku për pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka deklaruar se në këtë aksident kishin qenë të përfshira dy automjete.

“Në autostradën “Arbër Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik, është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.

Autostrada ka qenë e bllokuar për 15 minuta dhe rreth orës 21:00 është liruar për qarkullim.

Shpërndaje në: