Aksident mes tre veturave në Pejë, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës.
Ai gjithashtu njoftoi se katër nga të lënduarit janë liruar, ndërkaq tre janë ende në spital, për trajtim të mëtejshëm.
“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejës”, tha për klankosova
“Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.