Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur

Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur

Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prizren-Zhur, ku dyshohet për pesë vetura të përfshira.

Nga pamjet e publikuara në mediat lokale, shihet se në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, por që Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo të re nga ky aksident.

Kujtojmë se gjithashtu sot në Carralevë ndodhi një aksident me fatalitet, ku humbi jetën mjeku nga Suhareka, Jetmir Gashi.

Në aksident ishin të përfshirë, një veturë e një autobus.

Shpërndaje në: