Aksident me të lënduar në Drenas, përfshihet vetura e Policisë së Kosovës
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas sot rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Prishtinën, ka deklaruar se në aksident të përfshira ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona . Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas hetimeve të mëtejshme.