Aksident me fatalitet në Ferizaj: Vdes një 37 vjeçar, Policia jep detaje
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, ku për pasojë një person rreth moshës 37-vjeçare ka humbur jetën.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje nga ky aksident me fatalitet.
“Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni”, ka deklaruar Kanun Veseli, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Ferizaj.
Sinjali mësoi më herët se personi që vdiq nga ky aksident është Florian Ilazi.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë edhe ai në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i është liruar familjarëve.