Aksident i rëndë në rrugën e Kombit: Raportohet për 6 persona të lënduar- mes tyre 4 nga Kosova

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit: Raportohet për 6 persona të lënduar- mes tyre 4 nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar rëndë, raporton ReportTv.

Aksidenti ndodhi në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të urës me harqe.

Mes personave të lënduar raportohet se janë 4 gra nga Kosova që udhëtonin bashkë me një prej makinave.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në: