Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, lëndohen dy persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në Pestovë, si pasojë e të cilit dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sinjali mëson se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ndodhi aksidenti.
Ndërkaq, hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tashmë kanë filluar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës.