Aksident i rëndë në autostradën Arbën Xhaferi, një i vdekur e katër të lënduar

Aksident i rëndë në autostradën Arbën Xhaferi, një i vdekur e katër të lënduar

Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj.

Lajmi u konfirmua për Periskopin zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.

Ai njoftoi se në aksident ishin të përfshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent.

“Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, tha Hoxha.

Tutje, ai iu bëri apel që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes.

“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore”, tha ai.

“Megjithatë, Policia e Kosovës po ndermerr dhe do te ndermerr ne vazhdimesi masa rigoroze ligjore ndaj te gjithe atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyre apo tjeter rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë”.

Shpërndaje në: