Aksident i rëndë mes një veture dhe një motoçiklete në Vitomiricë të Pejës, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vitomiricë të Pejës, ku dyshohet se është lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasoj motoçiklisti ka pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoqikletës ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.