AKP zgjedh U.D Drejtorin e ri Ekzekutiv
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka zgjedhur U.D Drejtorin e ri Ekzekutiv.
Mbledhja është mbajtur të martën dhe personi që është përzgjedhur është Ibrahim Gjylderen.
Ai do ta mbaj këtë pozitë deri me 21 nëntor.
Ndryshe, Arben Limani kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare të Privatizimit me 18 shtator.
Këtij të fundit i ishte miratuar dorëheqja dhe ishte lënë afati i largimit nga zyra në javën e tretë të muajit tetor.
Por, pos kësaj, Bordi i drejtuar nga Hyseni, për të cilin Gazeta Insajderi ka raportuar se është dënuar nga Gjykata ngritën dyshime se a është duke qëndruar në kundërshtim me Ligjin për AKP-në në këtë pozitë, ka marr edhe katër vendime për të bërë katër kontrata për qira direkte.