AKK i reagon Muratit: Mos thuaj që ka rënie në inkasim nga tatimi në pronë, ju nuk doni t’i zgjidhni shumë probleme

AKK i reagon Muratit: Mos thuaj që ka rënie në inkasim nga tatimi në pronë, ju nuk doni t’i zgjidhni shumë probleme

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit tha se ka rënie në inkasim nga tatimi në pronë.

Ibrahimi shkruan se si pasojë e ligjit për Tatimin në Pronë, komunat këtë vit kanë pasur rënie në inkasim nga tatimi në pronë.

Ai shton se: ”Ky ligj në mënyrë të drejpërdrejtë ndikoi në mos inkasim të duhur të të hyrave vetanake nga tatimi në pronë. Arsyet e rënies së inkasimit në të hyrën nga tatimi në pronë janë të lidhura drejpërdrejtë me ligjin aktual”.

Postimi i plotë:

Ministër, mos thuani që komunat kanë rënie në inkasim nga tatimi në pronë por tregoni arsyet

SI PASASOJE Ë LIGJIT PËR TATIMIN PRONË, KOMUNAT KËTË VIT KANË RËNIE NË INKASIM NGA TATIMI NË PRONË.

Në vitin 2023, pra me ligjin paraprak, komunat e Republikës së Kosovës kanë arritur të inkasojnë mbi 103 % të tatimit në pronë, pra ka qenë e paraparë që të inkasohen 44.6 milion euro kuse janë inkasuar 46 milion. Kurse pas amandamentimit të këtij ligji nga ministra e Financave, komunat kanë rënie në inkasim të të hyrës nga tatimi në pronë. Ky ligj në mënyrë të drejpërdrejtë ndikoi në mos inkasim të duhur të të hyrave vetanake nga tatimi në pronë. Arsyet e rënies së inkasimit në të hyrën nga tatimi në pronë janë të lidhura drejpërdrejtë me ligjin actual. Ky ligj

  1. Ngriti në mënyrë drastike faturat e tatimit në pronë ku edhe qytetarët ndoshta nuk po I përgjigjen pagesës së tatimit në pronë sepse janë ngritur, në disa raste, faturat deri në 100%
  2. Kërkesa e Ministrisë së Financavë që të bëhet falja e tatimit në pronë deri në 100 eur nga komunat e jo nga Qeveria si dhe
  3. Ndryshimi I normës minimale të tatimit në pronë nga 0.15% në 0.10%

Mos thuani që komunat nuk janë mirë me inkasim të të hyrave vetanake kur ju nuk doni t’i zgjidhni shumë probleme, siç është kontrata kolektive, ligji për tatimin në pronë. Këto ndryshime dhe këtë impakt negativ në të hyrat komunale nga tatimi në pronë i ka bërë Ministria e Financave pas asnjë konsultim me komunat. Kërkojmë që ky ligj të amandamentohet sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që  komunat t’I kthehen normalitetit në inkasimin e mjeteve nga tatimi në pronë.

Shpërndaje në: