Akili pa pikë të dobët, kualifikohet në çerekfinale të “Tokyo 2020”

Akil Gjakova po tregon paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Akili triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Ai në raundin e dytë pati punë me xhudistin zviceran, Nils Stump, të cilin e mposhti me IPPON, duke u kualifikuar tutje.
Në raundin e parë, Akili fitoi me IPPON pas 16 sekondave ndaj xhudistit nga Jemeni, Ahmed Ayash.
Kujtojmë se në të njëjtën kohë po garon edhe motra e Akilit, Nora Gjakova. Ajo është kualifikuar në çerekfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë.