Akil Gjakovës i shtyhet masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera

Akil Gjakovës i shtyhet masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera

Xhudistit Akil Gjakova i është vazhduar edhe për 48 orë masa e ndalimit nga Gjykata Themelore e Pejës, pasi sot pati seancë dëgjimore për të.

Këtë për Periskopi e bëri të ditur zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.

“Nuk është marrë një vendim për të, pos edhe 48 orëve të tjera, brenda kësaj periudhe gjykatësi do të dalë me një vendim tjetër për të”, ka thënë Zhuti.

Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për xhudistin kosovar, Akil Gjakova i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.

Ai dyshohet se ndaj bashkëshortes me të cilën është në proces divorci, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ndërsa e njëjta kishte raportuar edhe dhunë psikologjike për muajt e fundit.

 

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për Akil Gjakovën

Shpërndaje në: