Akil Gjakova me paraqitje fantastike, fiton ndaj brazilianit Daniel Cargnin
Akil Gjakova e ka nisur aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.
Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.
Gjakova fitoi këtë ballafaqim me Ippon, duke treguar formë shumë të mirë.
Tashmë, Akil Gjakova do të vazhdojë tutje drejt medaljes.