Akil Gjakova i siguron Kosovës medalje në Grand Slam-in e Abu Dhabit

Akil Gjakova i siguron Kosovës medalje në Grand Slam-in e Abu Dhabit

Xhudisti ynë, Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës medalje në Grand Slam-in e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka prekur finalen e kësaj gare, pasi që në gjysmëfinale e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.

Ndërkaq, deri te finalja, Akili në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj finlandezit, Valtteri Olin.

Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

Në çerekfinale, Gjakova e mposhti amerikanin, Jack Yonezuka kurse në gjysmëfinale xhudisti fitoi ndaj xhudistit nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.

Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistit nga Azerbajxhani, Rashid Mammadaliyev dhe atij nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.

Shpërndaje në: