Akil Gjakova fantastik: Shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare
Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.
Garuesi kosovar ia doli ta mposht në çerekfinale grekun Michail Tsoutlasvili, në evenimentin që po mbahet në Oran të Algjerisë.
Gjakova e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti grekun.
Kështu, ai bëhet gjysmëfinalisti i parë dhe i afrohet medaljes në “Oran 2022”.
Paraprakisht, sot u eliminua Arbër Kullashi në rundin e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë.
Ndërsa, sot do të garojë edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 62 kilogramë.