Akil Gjakova e kalon me sukses raundin e parë në Grand Slamin e Turqisë

Akil Gjakova e kalon me sukses raundin e parë në Grand Slamin e Turqisë

Akil Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Xhudisti kosovar triumfoi në raundin e parë ndaj meksikanit Gilberto Cardoso me waza-ari.

Në raundin e dytë, Gjakova do të ndeshet me ukrainasin, Vladyslav Kazimirov.

Kujtojmë se sot po ashtu garon edhe Dardan Cena, në po të njëjtën kategori, deri në 73 kilogramë.

Shpërndaje në: