Akademiku serb: Kosova de facto është e pavarur që 25 vite
Nenad Kostiq, akademik serb, ka folur për Kosovën.
Në një ntervistë për “Fonet”-in, një agjenci serbe e lajmeve, Kostiq ka bërë një deklaratë në lidhje me Kosovës.
Sipas tij, Kosova është e pavarur de facto që 25 vite.
“Kosova u bë de facto e pavarur 25 vjet më parë. Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë shpalli pavarësinë. Rruga e mëtutjeshme e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shumë e ngushtë. Unë nuk shoh nevojën për një konferencë të madhe. Kjo duhet të merret vesh nga pushtetarët në Prishtinë dhe Beograd, natyrisht, nën kujdesin e fuqive të forta”,shtoi Kostiq, raporton media serbe “Danas”.