Akademiku i njohur, prindërve: Mos ia impononi fenë, fëmijëve tuaj
Shkrim autorial nga akademiku i Universiteti i Oxfordit, biologu dhe autori britanik: Richard Dawkins
Javën e kaluar në gazetën Islington Gazette u raportua se këshilli i qeverisë lokale të qytetit të vogël të Londrës, Islington, ka ndaluar prodhimet e derrit nga drekat e shkollave fillore. Lajmi për një ndalesë të menjëhershmë është mohuar, dhe e vërteta nuk dihet.
Vërtet do të mund të argumentohej mirë për një ndalesë, mbi baza njerëzore. Ka fakte bindëse, në fund të fundit, se derrat kanë shkallë të inteligjencës dhe të vetëdijes të krahasueshme me kafshët tona shtëpiake shumë të dashura. Por asnjë konsideratë e tillë njerëzore nuk është përmendur për këtë.
Këshilltari Joe Calouri, anëtari ekzekutiv i Këshillit për fëmijë dhe familje, u citua në Gazette se ka thënë: Duke mos pasur mish derri në mënytë e shkollave tona, mund t’i mbajmë të ulëta shpenzimet dhe të reduktojmë harxhimin e ushqimit, duke maksimizuar buxhetin e shkollës për dreka në rrethana ekonomike sfiduese.
Argumenti kryesor u qartësua nga një zëdhënës tjetër nga këshilli, siç u citua në Gazettë dhe ricitua në The Independent, një nga gazetat nacionale më të respektuara në Britani:
“Fëmijët e vegjël, disa katër vjeçarë, të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike mund të mos e dijnë cili ushqim përmban mish derri, ose mund të mos jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shmangies nga ai për shkak të kulturës ose besimeve të tyre”.
Cilado që të jetë e vërteta mbi lajmin original mbi vetë ndalesën, ka diçka në atë citim që do të duhej të kërcente dhe të të godiste në fytyrë. Besimet e “tyre”? “Besimet e një katër vjeçari? A nuk i ka rënë ndërmend këtij zëdhënësi që fëmijët që janë shumë të vegjël për të qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e besimeve të “tyre” poashtu mund të jenë shumë të vegjël t’i kenë ato besime në radhë të parë?
Si mund të jenë “besimet” e një katër vjeçareje të rëndësishme për të nëse ajo as e di cilat janë besimet e saj?
A do të flisnit ndonjëherë për besimet politike të një katër vjeçari? Hannah është një katër vjeçare socialiste, Marku një konservator.
Kush do të ëndërronte të thotë diçka të tillë? Çfarë do të thonit po të lexonit një artikull demografik po të thoshte diçka kështu: “Një në tre fëmijë të lindur sot është një fëmijë Kantian neo-platonist. Nëse trendi i shkallës së lindjeve vazhdon, Pozitivistët Ekzistencialistë do të tejkalohen më 2030”.
S’kanë rëndësi emrat e pakuptimtë të shkollave të filozofisë së mendimit që i shpika.
Qëllimisht zgjodha emra surrealë që të mos shpërqëndroj nga poenta kryesore. Feja është përjashtimi i vetëm që bëjmë nga rregulli: mos etiketoni fëmijët sipas opinioneve të prindërve të tyre.
Dhe nëse dëshironi të bëni përjashtim për opinionet që i quajmë fetare, dhe të pretendoni së është më pak e pavend të flisni për “fëmijët e krishterë” ose “fëmijët myslimanë”, më mirë të kesh një argument të mirë nën mëngë.
Si mund të duket një argument i tillë? Së pari, disa thonë se etiketimi i fëmijeve si myslimane, le të themi, ose katolike, nuk është më keq se ta etiketosh si franceze ose suedeze. Por ky nuk është krahasim i mirë. Shtetësia e një vendi, na pëlqeu ose jo, ka implikime legale.
Vendi yt të jep pasaportë, je i lejuar të votosh në zgjedhje, gjithashtu mund të të listojë të shkosh në luftë. Por nëse nëse ti e di cilës kombësi i takon dikush kjo nuk të tregon asgjë për mendimet e tij për diçka.
Personi francez mund të jetë i majtë, i djathtë, pacifist ose dashamirës i luftës, pro ose kundër abortit, vegjetarianizmit, Ëindoësit, Macintoshit ose Linuxit.
Për dallim nga etiketimet kombëtare, etiketimet fetare bartin një bagazh të opinionit personal. Katolikët besojnë se Jezusi u lind nga një nënë e virgjër i cili nuk u nda nga jeta kurrë por vetëm u ngrit në qiell me gjithë trup.
Mormonët besojnë se Jezusi ka vizituar Amerikën dhe se amerikanët vendor migruan nga Izraeli. Nuk është mirë të barazosh një etiketim mataforik rreth qafës së një fëmije, që thotë, “ky fëmijë beson se Jezusi është ringjallur”, me “Grupi i Gjakut AB”. Minimalisht shkon kundër idealit që mbajnë të gjithë edukatorët e ndershëm, se fëmijët duhet të mësohen si të mendojnë.
E dyta, do të ketë njerëz që do të thonë, duke lënë doktrinën fetare anash, ne do të duhej të konsiderojmë se një fëmijë i takon një tradite kulturore si prindërit e tij. Familjet hebreje bazohen në një kalendar të festave dhe ritualeve, që dallon nga ai i të krishterëve, myslimanëve, hindusëve.
Është e arsyeshme që fëmijët do të marrin pjesë në drekat tradicionale në mbrëmjet e së premtes, do të ndihmojnë të bëjnë tortën Diëali në ditën e kërkuar. E kuptoj këtë, dhe do të ishte për keqardhje të shohim tradita të lashta të caktuara të shuhen (edhe pse do të vendosja kufirin kur bëhet fjalë për agjërimin e fëmijëve ose synetinë).
Shumë nga miqtë e mij hebrenjë (gati të gjithë janë ateistë) nuk shohin gjë të keqe në festimin e festivaleve tradicionale, dhe unë e shijoj shërbimin “Carole” në një katedrale.
Por vërtet ka një dallim të rëndësishëm mes përfshirjes së fëmijëve tuaj në tradita të dëmshmë, dhe imponimit në ta opinione të pabazuara në fakte mbi natyrën e jetës ose kozmosit. Tradita është në rregull kur është fjala për këngë, letërsi, stilet e veshjes ose arkitekturë.
Por tradita është një bazë e tmerrshme për etikë, ose besime mbi origjinën e Universit ose evolucionin e jetës.
Indoktrinimi i opinioneve tuaja në mendjet vulnerable të fëmijëve është mjaftueshëm keq. Ndëoshta më i keq është supozimi defatist, i pranuar universalisht nga shoqëria në përgjithësi, duke përfshirë shoqërinë sekulare, se fëmijët trashëgojnë besimet e prindërve dhe gjuha duhet të reflektojë këtë.
Njerëzit fetarë po edhe jofetarë kanë marrë nocionin se fëmijët duhet të etiketohen me njërin emër fetar ose tjetrin.
Madje etiketim përjetë: kur hyn në një spital, ose bashkohesh shërbimit ushtarak, duhet të përmbushën zbrazëtirën ku duhet të tregosh cilës fe i takon (që mund të jetë “none”).
Rregullisht lexojmë projeksione demografike si, “Nga ky dhe ky vit Franca do të jetë 50% myslimane”.
Një parashikim i tillë mund të bëhet vetëm nëse bazohemi në supozimin se fëmijët e lindur nga një çift mysliman janë fëmijë të vegjël myslimanë që do të rriten të rrisin myslimanët e tyre të vegjël në vazhdim.
Nga gjykatat e divorcit mund të kërkohet të vendosin nëse një fëmijë i një martese të prishur duhet “të rritet si katolik” ose “të rritet si protestant”. Askush ndonjëherë nuk e ka pyetur një gjykatë divorci të jap verdikt nëse fëmija duhet “ të rritet si futbollist”; “Të rritet si ornitolog”; “të rritet si liberal” ose “të rritet si konservator”; “të rritet si Macintosh” ose “të rritet si Windows”.
Feministët me sukses kanë ngritur vetëdijën tonë mbi gjuhën e njëanshmë mbi gjininë. Sot askush nuk flet për “one man one vote” ose “the rights of man”. Përdorimi i “man” në një kontekst të tillë provokon indinjatë të menjëhershme. Edhe ata që përdorin gjuhë seksiste e dijnë që po e përdorin, madje mund ta bëjnë qëllimisht për të shkaktuar indinjatë. Poenta është se vetëdija jona është ngritur.
Gjuha jonë ka ndryshuar sepse jemi bërë të vetëdijshëm mbi supozimet e fshehta që më parë nuk u kemi kushtuar rëndësi.
Le të ngrisim vetëdijen të gjithë, dhe vetëdijen e shoqërisë, mbi etiketimin fetar të fëmijëve. Le të largohemi nga këto etiketime fetare njashtu siç kemi mësuar mbi gjuhën seksiste. “Fëmijë katolik”, “fëmijë mysliman”, “fëmijë hindus”, “fëmijë mormon” – të gjitha frazat e tilla duhet të na bëjnë të rrëqethemi.
Kurdo që dëgjon dikë duke folur për një “fëmijë katolik”, ndalini aty ku janë. A do të flisnit për një “fëmijë postmodernist” ose “fëmijë i të drejtave të Shtetit”? Ajo që ke dashur të thuash është “fëmijë i prindërve katolikë”. Dhe e njëjta për “fëmijë mysliman” , etj.
Nëse, kur keni lexuar citimin e zëdhënësit të Këshillit të Isnlington, asgjë nuk ka kërcyer dhe goditur në fytyrë, ju lutëm lexojeni përsëri. A iu është ngritur vetëdija tani?
Shkrimi në anglisht, KETU /Marrë nga Veriu