Ajri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani
Infektologu Hamdi Ramadani ka ngritur shqetësimin për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.
Ai ka theksuar se kjo situatë është shqetësuese, veçanërisht për qytetarët me sëmundje kronike.
Sipas tij, ndotja mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen shëndetësore të pacientëve me probleme kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për komplikime të rënda, njofton Klankosova.tv.
Ramadani theksoi se është e domosdoshme që të ndërmerren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit.
Ai sugjeroi, që qytetarët të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura, të shmangin konsumimin e duhanit, veçanërisht në hapësira ku ndodhen fëmijë, dhe të kalojnë kohë në zona malore me ajër të pastër.