Ajo që Kovacic i tha gjyqtarit gjatë ndeshjes kundër WBA është thjesht brutale

Ajo që Kovacic i tha gjyqtarit gjatë ndeshjes kundër WBA është thjesht brutale

Premier League është rikthyer me një BANG të madh.

Chelsea kundër West Bromit u duk si një event jo edhe aq zbavitës në letër për t’iu rikthyer futbollit anglez, pas pushimit internacional, transmeton Periskopi.

Dhe kur Christian Pulisic i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 27-të, u duk se skuadra e Thomas Tuchelit do të regjistronte një fitore rutinore.

Por ndeshja ndryshoi vetëm disa minuta më vonë.

Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe, para përfundimit të pjesës së parë, ‘Baggies’ po avanconin 2-1.

Në pjesën e dytë, WBA vazhdoi me gola duke shfrytëzuar epërsinë numerike, me mysafirët që eventualisht fituan 5-2.

Ishte humbja e parë i Tuchelit si trajner i Chelseat dhe askush nuk e kishte pritur që do të ndodhte sot.

Por duhet ta pranojmë se përjashtimi i Silvas ishte momenti që ndryshoi lojën. Në fakt, ishte faktikisht karton i kuq i merituar, por mundohu t’ua thuash këtë atyre që janë të lidhur me Chelsean.

Në fakt, një lojtar i ‘Të Kaltërve’ në vecanti, nuk ishte aspak i kënaqur me gjyqtarin David Coote.

Mateo Kovacic e bëri shumë të qartë këtë kur u ndëshkua me të verdhë në pjesën e dytë. Sipas disa gazetarëve brenda stadiumit, Kovacic e quajti Cooten ‘gjyqtarin më të keq ndonjëherë’ pasi e ndëshkoi. /Periskopi.com/

p1f2btk61t40j5r816cutjvngd.jpg

p1f2btjtod1slec091tci1hpe1p9fb.jpg

 

Shpërndaje në: