Ajo që Isak i bëri Laportes me këtë lëvizje, është thjesht brutale – mëkat që nuk përfundoi në portë
Spanja dhe Suedia e kanë mbyllur pjesën e parë në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, të Euro 2020, me rezultat 0-0.
Në përballjen që po luhet në ‘La Cartuja’ të Sevillas, spanjollët dominuan, por edhe Suedia pati një mundësi të artë, shkruan Periskopi.
Isak e gjeti veten një kundër një me Aymeric Laporten në minutën e 41-të, teksa me një lëvizje brilante u lirua nga mbrojtësi i Manchester Cityt, para se të qëllonte prapa krahëve të portierit.
Fatmirësisht për ‘La Roja’, Marcos Llorente priti goditjen.
Klikoni në fjalën ‘video’ më poshtë, për ta shikuar rastin.