Ajo që CR7 i bëri Rudigerit me këtë lëvizje sonte, është thjesht ‘neveritëse’

Ajo që CR7 i bëri Rudigerit me këtë lëvizje sonte, është thjesht ‘neveritëse’

Cristiano Ronaldo vazhdoi startin e fuqishëm në Euro 2020, duke shënuar për Portugalinë kundër Gjermanisë në Mynih.

36-vjeçari, i cili shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Portugalisë kundër Hungarisë, realizoi pas një kundërsulmi brilant të portugezëve, transmeton Periskopi.

Në fund Gjermania fitoi 4-2, me Ronaldon që arriti edhe të asistojë në golin e dytë të djelmoshave të Fernando Santosit.

Sidoqoftë, goli dhe asistimi nuk ishin kontributi i vetëm në lojë.

Kjo pasi pesë herë ‘Topi i Artë’ na riktheu në kohët e vjetra, teksa shkatërroi mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger me një prekje ‘neveritëse’ pa shikuar.

Pasi u lirua me lehtësi nga Matts Humels, sulmuesi veteran me një lob kaloi Rudigerin, para se të pasonte me thembër pa shikuar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: