Ajo që Barcelona i kishte thënë Suarezit para se ta shiste tek Atl Madridi është thjesht qesharake

Ajo që Barcelona i kishte thënë Suarezit para se ta shiste tek Atl Madridi është thjesht qesharake

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka folur sërish lidhur me largimin nga Barcelona.

Uruguaiani është duke shkëlqyer me “Los Rijoblancos”, që këtë edicion janë kandidati kryesor për titull të La Liga-s.

Suarez për Marca, tha se Barcelona i kishte thënë se është i vjetër dhe nuk mund të luante në nivelin e lartë dhe mendon se ata duhej të kishin treguar respekt.

“Çfarë me shqetësoi vërtetë ishte se me thanë që isha i vjetër dhe nuk mund të luaja në nivelin e lartë”.

“Ata me thanë se nuk kanë besim te unë. Unë meritoja respekt”.

“Nëse nuk do kisha treguar asgjë te Barcelona për tre apo katër sezone, do e kisha kuptuar, por shënoja më shumë se 20 gola për çdo sezon”.

“Gjithmonë kam pasur statistika të mira, pas Messit. Nuk do isha i lumtur aty ku njerëzit nuk me duan”, deklaroi ai.

Suarez këtë edicion është duke garuar me mikun e tij, Messin për trofeun ‘Pichichi’ dhe deri me tani kanë shënuar nga 16 gola secili./

Shpërndaje në: