Ajeti publikon qarkoren për regjistrimin e kosovarëve në Gjermani

Ajeti publikon qarkoren për regjistrimin e kosovarëve në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar qarkoren zyrtare të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë (BMI), e cila rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

“Kjo Qarkore është shpërndarë më 7 mars 2025 tek institucionet lokale të regjistrimit (Melderegister) në të gjitha landet e Gjermanisë. Megjithatë, për shkak të kohës së shkurtër, mund të ndodhë që ende jo të gjitha institucionet relevante ta kenë pranuar këtë dokument”, ka bërë të ditur Ajeti.

Diplomati kosovar në Gjermani thotë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe të gjitha misionet konsullore në Duseldorf, Frankfurt, Hamburg, Munih dhe Shtutgard mbeten në shërbimin e bashkatdhetarëve.

Vendimi për këtë ndryshim u mor javën e shkuar nga autoritetet gjermane ndërsa kryeministri i Kurti u bëri thirrje të gjithë kosovarëve që jetojnë në Gjermani që të verifikojnë e korrigjojnë regjistrin e shtetësisë në dokumentet e tyre, e të regjistrohen si kosovarë, pasi deri tash regjistrimi i tyre ishte bërë si shtetas të Serbisë.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: