Ajaxi shkrin trofeun e Eredivises për të krijuar 42 mijë yje të argjendtë për fansat me bileta sezonale

Ajaxi shkrin trofeun e Eredivises për të krijuar 42 mijë yje të argjendtë për fansat me bileta sezonale

Ka qenë një vit i vështirë për fansat e futbollit nëpër botë.

Pas shumë muajve transmetimi dhe shikimi brenda shtëpive, nuk do mend pse fansat janë absolutisht të ngazëllyer që po rikthehen në stadiume, transmeton Periskopi.

Për shumë klube ka qenë e vështirë ta mbajnë të gjallë pasionin te fansat, por kjo nuk vlen për gjigantin holandez Ajax.

Klubi gjithmonë ka pasur një reputacion për marrëdhënien brilante me fansat dhe, pas gjestit të fundit, mund ta kuptoni pse.

Pasi kanë luajtur prapa dyerve të mbyllura për muaj të tërë, skuadra holandeze e pa të nevojshme t’u tregonte fansave me bileta sezonale sa të rëndësishëm janë për klubin.

Me këtë në mendje, Ajaxi mori iniciativën për ta shkrirë trofeun e Eredivises për të krijuar 42 mijë yje të argjendtë për ata që kanë bileta sezonale.

Këto yje do t’u dërgohen fansave të devotshëm në një gjest brilant, në mënyrë që të gjithë ta kenë nga një copë të suksesit të klubit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: