Ajaxi kërkon 75 milionë euro për De Jong

Periskopi.com Sporti

Talenti holandez pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.

Frenkie De Jong po mahnit me paraqitjet e tij me fanellën e Ajaxit.

Për reprezentuesin e Holandës, gjatë verës ishte interesuar Barcelona, por oferta e katalanasve nuk i kishte bindur drejtuesit e Ajaxit të lejojnë largimin e lojtarit kryesor të tyre.

Tani në Holandë raportojnë, që Ajaxi i ka vënë çmimin e largimit De Jongut. Ekipi nga Amsterdami kërkon hiç më pak se 75 milionë euro për ta lënë 21-vjeçarin të largohet.

Përveç Barcelonës, interesim për De Jong kanë shprehur edhe Real Madridi e Paris Saint-Germain.

 

Shpërndaje në: