Airbegët me difekt, General Motors heq nga tregu 4.3 miliona makina

Airbegët me difekt, General Motors heq nga tregu 4.3 miliona makina

General Motors Co. heq nga tregu mbi 4 miliona makina, të shumtat në Amerikën e Veriut, për shkak të një difekti me airbegët, nga i cili ka pasur edhe një vdekje.

Sipas TechSot.Al, makinat që do të hiqen nga tregu janë modelet Buick, Chevrolet, GMC, dhe Cadillac, të viteve 2014-2017.

Nga 4.28 miliona makina, 3.6 e tyre janë nga ShBA-ja, ndërsa të tjerat nga vënde të tjera të botës. GM (shkurt për General Motors) tha javën e kaluar se problemi qëndron tek moduli diagnostik i makinës, i cili kontrollon hapjen e airbegut, dhe në disa raste ky modul kalon automatikisht në ‘test mode’.

Kjo bën që në rast aksidenti, airbegët të mos hapen, që çon edhe në dëmtimin e personave në makinë. Sipas vetë GM, ky difekt ka çuar në vdekjen e një personi, dhe në lëndimin e tre të tjerëve.

Lista e makinave të ndikuara nga ky difekt është:

  • 2014-2016 Buick LaCrosse, Chevrolet SS, Chevrolet Spark EV
  • 2014-2017 Buick Encore, GMC Sierra 1500, Chevrolet Corvette, Chevrolet Trax, Chevrolet Caprice, dhe Chevrolet Silverado 1500
  • 2015-2017 Chevrolet Tahoe, Chevrolet Suburban, Chevrolet Silverado HD, GMC Yukon, GMC Yukon XL, GMC Sierra HD, Cadillac Escalade, dhe Cadillac Escalade ESV

/TechSot.Al/

Shpërndaje në: