“Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar – në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar” – Gjesti i kushton këngë Jozit
Pas largimit të Jozit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka krijuar një moment relaksimi mes banorëve të tjerë, duke sjellë humor dhe këngë.
Ai mori kitarën nga Tiri dhe nisi të improvizonte një këngë që përmbante një përzierje humoristike të ngjarjeve të fundit në shtëpi.
Gjesti këndoi vargje që pasqyronin situatën e largimit të Jozit.
“Jozi nuk është më me ne, jena gëzu mo jena gëzu, jena bo me fluturu, na ka sha e ofendua – në fund Vëllai i Madh e ka përjashtu”, këndoi ai.