Ahmetxhekaj flet për emërimin e Rilind Gërvallës drejtor në RTK: Faktet që i postonin mediat se ai ishte pjesë e partisë, nuk i gjenim më në faqe të VV-së

Ahmetxhekaj flet për emërimin e Rilind Gërvallës drejtor në RTK: Faktet që i postonin mediat se ai ishte pjesë e partisë, nuk i gjenim më në faqe të VV-së

Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetgjekaj ka folur për emërimin e Rilind Gërvallës si drejtor i televizionit në RTK.

Ahmetgjekaj thotë se Gërvalla hapur ka pasur simpati për Lëvizjen Vetëvendosje, por thotë se nuk kanë gjetur fakte se ishte pjesë e saj.

“Është fakt që Bordi bashkë me mu si ushtrues detyre dhe pastaj si drejtor I përgjithshëm kishim përcaktim të qartë që të depolitizojmë RTK. Në të kaluarën ka pas edhe punësime poltiike. Por ajo që ka ndodhur me Rilind Gërvallën është një evoluim të themi hap pas hapi, fillimisht ne nuk kemi prit që do të kemi dikë që ka bindje politike ndaj një partie që do të jetë në krye të ndodnjë dikasteri të rëndëisshëm në RTK, sic është televizioni në këtë rast.

Ne kemi një rregullore, unë si drejtor I përgjithshem themeloj një komision prej 5 anëtarëve të cilët e bëjnë përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për dtejtor të televizonit, Gervalla ka qenë pjeaë e garës, bashkë me të edhe 3 të tjerë nga RTK. Gërvalla pavarësisht që ka mbështetur partinë kjo dihet hapur, ai ka qenë në RTK qysh moti, nuk ka qenë person politik që ka ardhur jashtë RTK, I importuar brenda nga ky suybjekt politik. Që pas një simpati për partinë ajo dihet, por a ka qenë pjesë e strukturave, unë personalisht nuk e kam ditur”.

Tutje, Ahmetgjekaj thotë se kanë kërkuar përgjigje nga VV’ja se a ka qenë Gervalla në pozitat drejtuese të kësaj partie në tri vitet e fundit.

“Gërvalla ka dalë i pari në garën e brendshme. Ndërkohë gjatë këtij konkursi ka pasur shkrime në media ku thueht se Gervalla është anëtar I Këshillit të Partisë, dhe janë publikuar fotografitë ku shihet  duke votuar në mbledhjet e partisë. Pas publikimit të këtyre, kur ka ardhë emri I tij si kandidati më i suksesshëm, kemi fillu kërkimin zyrtarisht., Kemi hy në faqe të VV’së dhe askund skemi mujt me i gjet ato fakte.

Kemi kërku përgjigje zyrtare nga VV’ja, nëse ky person ka qenë në tri vitet e fundit në strukturat dreejtuese nuk mund të jetë udhëheqës i një dikasteri në RTK. Përgjigja që kemi marrë që në tri vjetet e fundit nuk ka qenë në strukturat e kësaj partie”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Shpërndaje në: