Ahmeti tallet me letrat e qeveritarëve: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do të mblidhen të gjitha letrat bashkë do të dilte një libër “bukur i mirë”.
“Me i mbledhë krejt këto letra që i kanë dërgu këta në dy vjetët e fundit, me i bë libër, bukur mirë del. Prej asaj të Lajçakut që Lajcaku është agjent rus, nja 10 faqe, e letrës së krerëve, e kësaj letre, janë qëndrime që kanë ndryshu jashtëzakonisht shumë”, tha Ahmeti.
Sonte në “Pressing” po diskutohet për letrën e Gërvallës dërguar Këshillit të Evropës, për të cilën presidenca ka thënë se Osmani nuk është konsultuar dhe se nuk e përkrah atë.