Ahmetaj: Në Vitomiricë të Pejës përkrahje e madhe për AAK-në

Ahmetaj: Në Vitomiricë të Pejës përkrahje e madhe për AAK-në

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka thënë se qytetarët po vazhdojnë t’i besojnë programit të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër.

“Kjo u pa edhe sonte në Vitomiricë me mbështetje masive për numrin 137. Alternativa e koalicionit tonë është qeverisja e mirë, me të cilën fitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Çdo familje do të ketë mbështetje reale financiare, kategoritë e luftës së UÇK-së do të marrin trajtimin që meritojnë, ashtu edhe studentët dhe pensionistët. Kosova ka nevojë për qeveri të përgjegjshme që është afër qytetarëve dhe më shumë se kurrë në foltoren e Parlamentit kemi nevojë për vendosmëri, urtësi, eksperiencë për njerëz që dinë të afrohen dhe të bashkohen për projektet e mëdha shtetërore”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Në Vitomiricë të Pejës përkrahje e madhe për AAK-në dhe partnerët e saj të koalicionit – Për Kosovën Fituese…

Posted by Ramush Ahmetaj on Friday, January 17, 2025

Shpërndaje në: