Ahmetaj në takim me banorët e ‘Dardanisë’ në Pejë: Morëm përkrahje për AAK-në

Ahmetaj në takim me banorët e ‘Dardanisë’ në Pejë: Morëm përkrahje për AAK-në

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në takimin me banorët e Dardanisë I, II dhe III në Pejë.

Aty i pranishëm ishte edhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj e kandidatë të tjerë për deputetë nga kjo parti.

Ahmetaj ka thënë se të pranishmit konfirmuan se është nderë, krenari dhe përgjegjësi me qenë votues dhe pjesë e AAK-së.

 

“Sonte së bashku me Gjeneralin Daut Haradinaj dhe kandidatët tjerë për deputet nga radhët e AAK-së në Dardania I, II, III në Pejë. Është nderë, krenari dhe përgjegjësi më qenë votues dhe pjesë e AAK, janë fjalët e shumë votueseve dhe përkrahësve të Koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’. Koalicioni ynë që ka identitet dhe histori, themeluesi i këtij koalicioni z. Ramush Haradinaj është ikona e shqiptarisë dhe njeriu që bëri shumë për lirinë e Kosovës, së shpejti do ta shohim në pozitën e kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Ahmetaj.

Shpërndaje në: