Ahmetaj me banorët e Nepoles: Në mesin e tyre gjetëm përkrahjen e parezervë

Ahmetaj me banorët e Nepoles: Në mesin e tyre gjetëm përkrahjen e parezervë

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Haradinaj, ka vazhduar fushatën sonte me banorët e Nepoles.

Ahmetaj ka thënë se në mesin e banorëve të Nepoles gjetën përkrahjen e parezervë për 9 shkurtin.

Ai ka thënë se banorët e Lugut të Baranit, ku bënë pjesë edhe fshati Nepole, janë fshatrat e Pejës që kanë një histori shumëvjeçare për rezistencë ndaj armiqve dhe dashuri ndaj vendit.

“Diskutuam për një të ardhme më të mirë, diskutuam për ndryshime, për Kosovën Fituese. Banorët e Lugut të Baranit, ku bënë pjesë edhe fshati Nepole, janë fshatrat e Pejës që kanë një histori shumëvjeçare për rezistencë ndaj armiqve dhe dashuri ndaj vendit. Në mesin e banorëve të Nepoles gjetëm përkrahjen të parezervë. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në festën e madhe ku do të fitojmë të gjithë. Banorët e këtij regjioni bashkë me fshatin Nepole i qëndruan krah Ramush Haradinaj në luftë dhe në paqe. Edhe kësaj radhe përkrahja nuk mungon, vazhdon si herave tjera për Koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’, me Ramush Haradinaj kryeministër”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Shpërndaje në: