“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin”, i vrari në Pejë është familjari i aktores së njohur kosovare

“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin”, i vrari në Pejë është familjari i aktores së njohur kosovare

Dy persona kanë mbetur të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunë e Pejës. Pas njoftimeve të para u bë e ditur se bëhet fjalë për kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe aktorja kosovare, Arbnora Ademaj, ku ka bërë një postim për familjarin e saj, Astrit Ademaj.

“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin, nuk po muj me besu, heret bre na le. U prefsh ne paqe”, ka shkruar aktorja, derisa shihet që edhe fotografinë e profilit në Instagram e ka bërë të zezë.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

Shpërndaje në: