Aguero do të mungojë tri deri në katër javë për skuadrën e Barcelonës

Aguero do të mungojë tri deri në katër javë për skuadrën e Barcelonës

Lëndimi i Sergio Aguero po del të jetë më shqetësues sesa mendohej në fillim për skuadrën e Barcelonës.

Ylli argjentinas ka pësuar një lëndim muskulor dhe si rrjedhojë do të humb ndeshjen të cilën Barcelona e luan sonte, kundër skuadrës së Juventus, në kuadër të trofeut Joan Gamper.

Në ndeshjen që do të jetë e para për epokën ‘post-Messi’ për Barcelonën, katalanët duhet të paraqiten edhe pa Agueron.

Sipas njoftimeve të fundit, Aguero do t’i mungojë skuadrës për tri ose katër javë, transmeton Periskopi.

Kjo nënkupton se lojtari do ta humb hapjen e sezonit të ri në La Liga.

Aguero pritet të jetë një nga pikat kryesore të sulmit të Barcelonës, së bashku me Griezmann e Depay, pas largimit të Lionel Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: