Agnelli i Juventusit, arkitekti kryesor i Super Ligës: Jo, projekti nuk është më gjallë
Kreu i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se projekti i Super Ligës Evropiane nuk mund të vazhdojë më pas tërheqjes së gjashtë ekipeve të Premier Ligës.
Agnelli ishte një prej arkitektëve kryesorë të planeve të këtyre klubeve për largim, e që përfshinin 12 klube nga Anglia, Spanja dhe Italia.
Sidqofotë, me ekipet që po tërhiqen nga projekti, ai e pranon se planet nuk mund të vazhdojnë tutje.
“Që të jem i sinqertë e i ndershëm jo, është e qartë se ky nuk është rasti [nuk mund të vazhdohet],” tha Agnelli, kur u pyet nëse Super Liga e Evropës mund të ndodhte, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
“Mbetem i bindur në bukurinë e projektit, në vlerat që mund të zhvilloheshin te piramida, në krijimin e garës më të mirë në botë, por është e qartë se jo. Nuk mendoj se projekti është ende gjallë dhe që po zhvillohet.” /Periskopi